FOTO/ Aksidenti tragjik në Greqi, shumica e viktimave janë të rinj

schedule08:07 - 1 Mars, 2023

schedule 08:07 - 1 Mars, 2023

GREQI– Përplasja e dy trenave në Greqi ka lënë pas 32 persona të vdekur dhe mbi 80 të tjerë të plagosur. Mediat fqinje raportojnë se shumica e të vdekurve janë të rinj, kryesisht studentë.

Ngjarja u shënua mbrëmjen e së martës, pak para mesnate në Tempi pranë qytetit të Larisës, ku një tren me pasagjerë u përplas me një tren mallrash.

Sipas dëshmitarëve, dy vagonët e parë janë shkatërruar tërrësisht, ndërsa tre vagonë të tjerë të trenit të pasagjerëve kanë dalë jashtë shinave. Në momentin e përplasjes, sipas të dhënave të publikuara nga kompania e transportit hekurudhor, në bord ndodheshin rreth 350 pasagjerë.

Mbi 40 ambulanca kanë shkuar në vendgjarje, si dhe repartet e zjarrfikësve me 150 persona, 32 policë me 15 mjete kanë izoluar vendin e aksidentit , spitalet e gjithë zonës janë vënë në gatishmëri, ndërkohë në vendgjarje ndodhet edhe ministri i Shëndetsisë/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!