Real Madrid aktualisht është shtatë pikë prapa Barcelonës që mban kreun e La Liga , me 15 ndeshje të mbetura këtë sezon.
Superkompjuteri AI i zhvilluar nga FiveThirtyEight nuk mendon se Los Blancos do të shpallen kampion.
Ata kanë parashikuar që Real Madridi ta përfundojë sezonin në vendin e dytë.
Los Blancos pritet ta mbyllin sezonin me 83 pikë dhe u jepet 22% mundësi për të ngritur trofeun e La Ligës.
Ndërkohë, Barça parashikohet të përfundojë me 89 pikë dhe i është dhënë një shans i madh 78% për të shkuar deri në fund për të fituar titullin. /G.D abcnews.al/