Ekspertiza e bërë në vendin e ngjarjes, por edhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë, përforcuan dyshimet e hetuesve se shkaktari i aksidentit ishte shoferi i autobusit që u përplas më pas me 11 mjete të tjera.
Shoferi 63 vjeçar Agron Xhafa, u arrestua me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
“Për llogari të hetimeve, policia ka sekuestruar kartelat mjekësore të shoferit të autobusit. Kjo pasi 63 vjeçari para grupit hetimor ka deklaruar se nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore në momentin e aksidentit. Po për llogari të hetimeve, në pyetje janë marrë edhe disa prej pasagjerëve që ndodheshin në autobusin e linjës së unazës”, u shpreg gazetarja Xhensila Kodra.
Shoferi Agron Xhafa, edhe pas arrestimit këmbënguli para hetuesve se vuan nga zemra dhe diateti, dhe për këtë arsye nuk ishte i vetëdijshëm në momentin e përplasjes. Por, burime nga grupi hetimor thanë për ABC neës se një pjesë e pasagjerëve kanë mohuar që shoferi të ketë patur probleme shëndetësore. Në autobus ndodheshin 40 qytetarë. Një pjesë e tyre morën lëndime.
Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini rindërton skemën e aksidentit të rëndë që ndodhi në qendër të Tiranës. Thotë se gabimi i shoferit të autobusit nis që nga momenti kur nuk lëviz në korsinë e dedikuar e deri tek momenti kur nuk frenon, por i jep gaz mjetit edhe pasi përplasi mjetet e para.
Për ekspertit shkak i aksidentit është humbja e kontrollit nga shoferi i autobusit të transportit publik.
Nga verifikime e policisë ka rezultuar se autobusi ishte me kontroll teknik të rregullt deri në shtator të këtij viti. Shoferi zotëronte patentë të tipit D.
Grupi hetimor ka nisur edhe ekspertimin autoteknik të autobusit, nëse ka qenë ose jo në kushte të mira teknike në momentin që ndodhi aksidenti./abcnews.al