I akuzuar për atentatin ndaj Lulzim Mashës, Suel Çela reagon nga arratia

schedule12:20 - 28 Shkurt, 2023

schedule 12:20 - 28 Shkurt, 2023

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie. Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Sipas SPAK, Çela ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë liqenit artificial. Gjithashtu, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Fatmirësisht, Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat.

Ai u qëllua në mes të ditës teksa udhëtonte me makinën e tij në zonën e Liqenit të Thatë. Për këtë ngjarje është arrestuar Skerdi Tase, i cili ka pranuar autorësinë e krimit. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani pohoi se ditën e ngjarjes ka qenë me Skerdi Tasen në Tiranë dhe e ka ndihmuar për t’u larguar me shpejtësi.

Dumani i ka treguar SPAK-ut se kishte të dhëna se vrasjen e Lulzim Mashës e kishte financuar Suel Çela. /abcnews.al