Mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez mund të kalojë te Napoli. Kolumbiani nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe trajneri Ançeloti e mirëpret në Itali.
Mbetet ende e paqartë e ardhmja e mesfushorit kolumbian James Rodriguez. 28-vjeçari u rikthyer te Real Madrid pas huazimit dy-vjeçar tek skuadra e Bayern Mynih.
Trajneri Zinedine Zidane ka theksuar se nuk e ka në planet e tij futbollistin amerikano-latin ndërkohë që ofertat në drejtim të Rodriguez nuk mungojnë. Një nga skuadrat më të interesuara për fantazistin është Napoli në kampionatin Italian.
Bardhekaltërit janë të gatshëm të përmbushin kërkesat financiare të Real Madrid. Trajneri i Napolit, Carlo Ançeloti e konsideron tepër të rëndësishëm James Rodriguez për skemat e tij, por konfirmon vështirësitë për të konkretizuar këtë operacion.
“Nuk jemi optimistë, por as pesimiste. Ne jemi të interesuar për futbollin dhe Reali e ka vendosur në shitje lojtarin. Të shohim nëse ky operacion do të konkretizohet, ka deklaruar shkurtimisht trajneri i Napolit”.
Futbollisti nuk e ka mohuar një kalim në Itali, por pengesë është vetëm skuadra e Real Madrid. Dëmtimi i Asensios dhe e ardhmja e paqartë e Bale kanë bllokuar transferimin e kolumbianit tek nënkampionët e Italisë./ABC News Albania 24/7