Alexander Lukashenko do të vizitojë sot Kinën, për t’u takuar me zyrtarët e vendit. Ministria e Jashtme e Kinës njoftoi në fundjavë se presidenti bjellorus do të jetë për një vizitë data nga 28 shkurt deri më 2 mars.
Bjellorusia, aleati i vetëm i mbetur i Rusisë në Europë u përdor si pikënisje për pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin vitin e kaluar.
Ka pasur shqetësime në rritje se Minsku mund të përfshihet në luftë si aleat i Moskës.
/abcnews.al