Fëmijët e Shtëpisë “Zyber Hallulli, pushime në Velipojë

schedule16:24 - 26 Korrik, 2019

schedule 16:24 - 26 Korrik, 2019

Ministrja Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit, ku për të dytin vit radhazi do të kalojnë pushimet fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli. Ministrja tha se kjo praktikë do të aplikohet edhe për fëmijë të institucioneve të tjera.

Ditët e nxehta të verës, 35 fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” do t’i kalojnë ndryshe. Për të dytin vit radhazi,  ata do të bëjnë pushime në Velipojë. Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Ogerta manastirliu tha se një praktike e tillë do të zbatohet edhe për fëmijë të institucioneve të tjera të përkujdesit.

“Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” në këtë shtëpi pushimi do të vijnë me rradhë, të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijë pa përkrahje prindërore për të gëzuar në këto ditë vere si të gjithë fëmijët e tjerë.”

Bashkimi i këtyre fëmijëve me familjet biologjike apo adoptimi është plani tjetër që po punon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tha Manastirliu.

“E gjithë vëmendja jonë, e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është tek fëmijët, duke transformuar institucionet tona, në mënyrë që të krijojmë një ambient sa më të ngjashëm me atë familjar, për çdo fëmijë. Plani i deinstitucionalizimit, rikthimi në familje biologjike dhe sigurimi i një kujdesi alternativ për ta pas daljes nga institucionet mbetet një nga prioritet e punës sonë në drejtim të përkujdesit social ndaj fëmijëve”.

Aktualisht në shtëpitë  e fëmijëve ndodhen 260 fëmijë jetimë. Këtë vit, të paktën 9 fëmijë janë rikthyer në familjet biologjike dhe 12 janë birësuar. /ABc news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!