1 i vdekur dhe 69 të plagosur nga tërmeti i ri në Turqi

schedule11:56 - 27 Shkurt, 2023

schedule 11:56 - 27 Shkurt, 2023

Një tërmet tronditi Turqinë juglindore të hënën, duke shkaktuar një viktimë dhe duke plagosur 69, si pasojë e shembjes së disa ndërtesave, thanë autoritetet turke.

Rikujtojmë se tërmeti që goditi vendin mëngjesin e 6 shkurtit vrau më shumë se 50,000 njerëz në Turqi dhe Siri.

Yunus Sezer, kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha në një konferencë për shtyp se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit ishin vënë në gatishmëri për të kërkuar persona në pesë ndërtesa.

Sipas mediave, dy persona besohet të jenë të bllokuar në rrënojat e një ndërtese.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!