Sekuestrohen 8.8 ton kokainë me vlerë 330 milionë dollarë në Ekuador

schedule09:34 - 27 Shkurt, 2023

schedule 09:34 - 27 Shkurt, 2023

Autoritetet në Ekuador kanë sekuestruar 8.8 ton kokainë. Sasia ishte fshehur mes bananeve në një kontejner në portin e Guayaquil me destinacion Belgjikën, sipas një njoftimi nga shefi i policisë.

“Ne kemi penguar shitjen ndërkombëtare të 90 milionë dozave me vlerë 330 milionë dollarë në Europë”, shkroi gjenerali Fausto Salinas në Twitter, duke publikuar video që tregon oficerët e policisë duke kontrolluar kontejnerin.

Midis Kolumbisë dhe Perusë, dy vendet ku prodhohen sasitë më të mëdha të kokainës në botë, Ekuadori është shndërruar vitet e fundit nga një pjesë e rrugëve tranzit në një qendër kryesore për trafikimin e pluhurit të bardhë në tregjet evropiane dhe amerikane.

Autoritetet proceduan me një sasi rekord konfiskimi në vitin 2021 që arriti në 210 tonë. Në vitin 2022, konfiskimet arritën në 200 tonë për të dytin vit radhazi – 61% e të cilave ishte fshehur në kontejnerë me banane për eksport. Në vitin 2023 tashmë janë sekuestruar 31 tonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!