Janë më shumë se 150, personat e mbytur në Khoms, port i Libisë që ndodhet 100 kilometra larg Tripolit. 137 persona të tjerë u shpëtuan nga rojet bregdetare. Sipas të mbijetuarve në anije ndodheshin rreth 300 persona. Nëse kjo shifër do të konfirmohet, sipas komisionerit të lartë të OKB për refugjatët, kjo do të ishte tragjedia më e madhe në Mesdhe për këtë vit.
Agjencia e OKB-së për emigrantët dhe organizata ndërkombëtare për emigracionin theksuan se, që nga fillimi i verës, mbytjet në Mesdhe nuk kanë ndaluar asnjëherë. Pjesa më e madhe e emigrantëve vinin nga Eritrea dhe Sudani. /ABC news Albania 24/7