Ish futbollisti i Partizanit, Edmond Dosti ka theksuar për ABC News se lojtarët nuk shkojnë mirë me trajnerin. Sipas Dostit duhet menjëherë ndërhyrja e Presidentit dhe drejtorit të klubit pasi situata është e komplikuar.
Partizani zhgënjeu në ndeshjen e parë ndaj Sherif Tiraspol. Një humbje e dhimshme për të kuqtë të cilët mesa duket e kanë mbyllur aventurën në kupat e Europës, pasi përmbysja është një mision pothuajse i pamundur. Një nga legjendat e Partizanit, Edmond Dosti shprehu zhgënjiimin pas takimit të zhvilluar në “Selman Stermasi”. Dosti tregon për ABC Neës se çfarë nuk shkoi gjatë 90 minutave.
Sipas Dostit, lojtarët e huaj nuk kanë dhënë maksimumin dhe ka munguar impenjimi në ndeshjen ndaj Sheriff.
Për ish futbollistin e të kuqve, aventura e Partizanit në Europë është pothuajse e përfunduar dhe kërkon ndërhyrjen e Presidentit dhe drejtorit për të ndërhyrë pasi skuadra duhet të jetë gati dhe e kompletuar për kampionatin që starton në fundin e muajit gusht.

