Përsëri dhunë është shfaqur në një ndeshje të futbollit shqiptar. Këtë herë, është ndërprerë ndeshja e javës për grupin B të Kategorisë së dytë mes Elbasanit dhe Pogradecit.
Në fillim të ndeshjes, saktësisht në minutën e 5-të, ka ardhur ndërprerja e sfidës pasi arbitri ka akorduar penallti dhe më pas është sulmuar.
Kanë qenë lojtarët e Pogradecit ata të cilën kanë sulmuar gjyqtarin dhe ky i fundit nxjerr një karton të kuq. Pas 8 minutash ndërprerje, loja ka rifilluar dhe Gava shënoi për Elbasanin nga pika e bardhë e penalltisë./ h.ll/abcnews.al