BE do të ndjekë implementimin e planit? Arifaj: Rrezikohet rikthimi i një statukuoje, nuk dihen sanksionet në rast dështimi

schedule16:52 - 25 Shkurt, 2023

schedule 16:52 - 25 Shkurt, 2023

I ftuar në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në ABC News, analisti Ardian Arifaj komentoi faktin që Bashkimi Evropian këtë herë do të ndjekë implementimin e planit që është prezantuar për dialogun Kosovë – Serbi.

Në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen në veri të Kosovës për ri integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, në Serbi kanë kërkuar që së pari të formohet Asociacioni.

Deri më tani, kanë kërkuar që së pari të formohet Asociacioni dhe më pas të bisedohet për rikthimin e serbëve në institucioneve.

Qeveria ka refuzuar që ta themelojë një Asociacion një etnik, por dëshiron multientik, që është refuzuar.

Ajo që është kontestuese në Kosova nuk është emri, por e një institucioni që mund të cënojë shtetësinë e Kosovës,” u shpreh Arifaj.

Është paralajmëruar se kjo është mundësia e fundit për Kosovë dhe Serbinë dhe në rast se nuk do të ketë edhe këtë herë një marrëveshje, rrezikohet izolim ndërkombëtar.

Analisti u shpreh se nuk dihet se cilat do të jenë sanksionet, ndërsa theksoi se është e vërtetë që rrezikohet rikthimi i një statukuoje e një modeli qipriot.

Në fakt ky është shqetësimin kryesor, ndaj pritet me ankth e hëna. Por edhe çfarë do të ndodhë më pas edhe me implementimin e këtyre pikave.

BE mendon të ketë një trupë që do të ndjekë implementimin e tyre, por nuk kemi dëgjuar se cilat do të jenë sanksionet për atë që nuk i implementon.

Duket sikur palët e kanë kuptuar që nëse njëra palë refuzon do të fillojnë sanksionet. Nuk kemi ende qartësi,” përfundoi ai.r.t/abcnews.al