Dialogu me Serbinë, avokati: Plan evropian, i mirë për të dyja palët. Kosova fiton shumë

schedule16:31 - 24 Shkurt, 2023

schedule 16:31 - 24 Shkurt, 2023

Avokati Taulant Hodaj, në një intervistë me Skype për emisionin “Ballkan Update” theksoi se plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i mirë për të dyja palët. Sipas tij, Kosova përfiton njohjen de facto nga Serbia por shtoi se problem mbetet asociacioni.

“Fiton Kosova shumë por edhe Serbia. Nga plani që është bërë publik, përfiton Kosova sepse i humbet aduti Serbisë për ta penguar në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe de facto njihet nga Serbia por nuk ka njohje de jure. Mendoj sa është dakorduar dhe shpresojmë që të nënshkruhet.

Problematike qëndron plani i zbatimit ku në kuadër qëndron dhe asociacioni. Këtu është strumbullari i gjithë kësaj dhe shqetësimet e Kosovës janë legjitime pasi tendenca e Serbisë, është që nëpërmjet asociacionit, të krijojë nivel të tretë pushteti dhe të bëjë defunksional shtetin e Kosovës. Është një plan i mirë për të dy palët.“, tha avokati.

Kujtojmë që të hënën pritet të mbahet edhe takimi mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç. Takimi do të përqendrohet në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve. Propozimi nuk parasheh njohjen e ndërsjellë por zotimin e tyre se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!