Sot është shënuar një vit luftë që kur Rusia urdhëroi futjen e tankeve në Ukrainë, në atë që e quajti një operacion special ushtarak.
Me mijëra janë vrarë, plagosur, shtëpitë, qytetet janë shkatërruar duke shkaktuar zhvendosjen dhe migrimin e milionave ukrainasve në vendet e tjera për t’i shpëtuar agresionit rus.
Shumë janë solidarizuar me Ukrainën, në këtë ditë që shënon një vjetorin e luftës. Britania ka mbajtur një minutë heshtje për viktimat e luftësndërsa Ukraina zhvilloi një paradë ushtarakë për të nderuar të rënët në luftë.
Por një imazh i mrekullueshëm vjen edhe nga Serbia , ku një aktivist pro-ukrainas Çedomir Stojkoviç është përpjekur të dorëzojë një tortë të përgjakur të zbukuruar me një kafkë në ambasadën ruse në Beograd.
/abcnews.al