Biden mesash për 1-vjetorin e luftës në Ukrainë: Putin mendoi se do të pushtonte Kievin dhe do të shpërbënte NATO-n, por nuk ia doli

schedule10:01 - 24 Shkurt, 2023

schedule 10:01 - 24 Shkurt, 2023

Me tre postime emocionale në llogarinë e tij në Tëitter, presidenti amerikan Joe Biden theksoi pritshmëritë e Putinit një vit pas fillimit të pushtimit të Ukrainës dhe nënvizoi reagimin e fortë të Perëndimit ndaj aventurizmit rus.

“Kur Rusia sulmoi Ukrainën, Amerika dhe aleatët tanë u përgjigjën fuqishëm. Për sovranitetin kombëtar. Për demokracinë. Për lirinë”, tha Biden.

Ai përmendi gjithashtu pamjet vizuale nga vizita e tij e fundit e papritur në Kiev, duke deklaruar gjithashtu se “E vizitova Kievin për të deklaruar se ne do të vazhdojmë të jemi të bashkuar, çfarëdo që të ndodhë.”

Në postimin e tij të dytë,  Biden kujton se “një vit më parë, presidenti Putin mendoi se do të merrte shumë shpejt kontrollin e Kievit, por më pas ai u përball me trimërinë e Ukrainës dhe vullnetin e hekurt të kombeve kudo.

Në një postim të tretë në llogarinë e tij, presidenti amerikan thekson se Putin mendoi se NATO do të shpërbehej.

Përkundrazi, NATO është më e fortë dhe më e bashkuar se kurrë më parë, theksoi ai.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!