TIRANË– Deputetja demokrate Jorida TAbaku ka prezantuar në komisionin e Veprimtarive dy nisma ligjore. Tabaku u shpreh se Ligji i Investimeve Strategjike duhet të përmirësohet dhe kërkoi që të mos funksionojë pas 1 marsit 2023.
Por zv.ministri Besart Kadia u shpreh se Ministria e Financave është duke e rishikuar këtë ligj ndërsa përmendi investime të rëndësishme si ai i Portit të Durrësit.
Në komision pati diskutime dhe në lidhje me projektligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit të vendit pasi Tabaku kërkoi më shumë transparencë edhe në lidhje me burimet e financimit të kompanive që marin leje ndërtimi.
Kreu i komisionit të Veprimtarive tha se çdo trasaksion që kryhet me pasuritë e paluajtshme tashmë kryhet online. Tabaku ka prezantuar në kuvendin e Shqipërisë në dhjetor 2022 një paketë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore për të luftuar korrupsionin. Propozimet janë duke u diskutuar në komisionet parlamentare./abcnews.al