Shkrimtari i njohur i letrave shqipe Ismail Kadare është përzgjedhur, si një nga nëntë finalistët e çmimit Ndërkombëtar të Letërsisë Neustadt. Ky çmim konsiderohet si nobeli i Amerikës për Letërsinë.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë e ka publikuar në faqen zyrtare ku uron akademikun e nderit Kadare. Organizatorët e konsiderojnë letërsinë një zë të fuqishëm.
Neustadt është çmimi i parë ndërkombëtar letrar, që origjinën e ka në Shtetet e Bashkuara dhe jepet nga Universiteti i Oklahomës. Disa nga emrat që janë vlerësuar me këtë çmim janë, Gabriel Garcia Marquez, Giuseppe Ungaretti etj.
Fituesi shpallet më 16 tetor në Festën e Neustadt Litit 2019. /ABC News Albania 24/7