Manchester United duket se ka gjetur formën e duhur për të garuar në të gjitha kompeticionet madhore, teksa ka vazhduar serinë e performancave pozitive, ku mundën pastër ditën e sotme Leicesterin me rezultatin 3 me 0.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku hollandez i “djajve”, Erik ten Hag u shpreh shumë i lumtur për performancën e të tijve përballë “dhelprave”, sidomos për pjesën e dytë fantastike që “djajtë” kaluan.
“Jemi të kënaqur me rezultatin, është i shkëlqyer. Kur luan çdo tre ditë, nuk mund të mbash gjithmonë të njëjtin nivel dhe sot e kemi pasur të vështirë.
Për fat të mirë, në pjesën e parë arritëm të rregullonim diçka dhe patëm një pjesë të dytë të shkëlqyer. Kishte shumë episode të mira dhe ishte fantastike të na shihje duke krijuar kaq shumë raste dhe duke shënuar gola të mëdhenj. Rashford zgjedh pozicionin e duhur, por të mos harrojmë skuadrën. Dua të përgëzoj Brunon – ai dha dy pasime të shkëlqyera. Tani kemi shumë lojtarë që mund t’i japin Rashford një pasim të mirë si Sancho e Fred.
Nuk mendojmë të luftojmë për titull. Po mendojmë për ndeshjen e radhës, të enjten do të kemi një ndeshje të rëndësishme. Ne duhet të luftojmë[Barcelonën, të bëjmë planin e duhur dhe tifozët duhet ta kthejnë “Old Trafford” në kështjellën tonë”,- tha Ten Hag. /i.m /abcnews.al