Vladimir Putin ka dalë përballë gazetarëve në konferencën e fundvitit vetëm pak ditë pas shpalljes së kandidaturës zyrtare për një mandate të katërt që do e shihte si president të vendit deri në 2024-ën. Loderi rus ka dalë fitimtarë nga sfidat e mëdha të politkës së jashtme gjatë 2017-ës.
Por nëse në Siri procesi i paqes tashmë ka nisur dhe kremlini ka arritur të mbledhë shumë aleatë si Egjiptin, Turqinë dhe Iranin, në fronte të tjera ka ende shumë punë. Duke filluar nga ai rus me sfidën e terrorizmit, që dhe gjatë këtij viti ka shenjuar vendin.
Putin ka nisur të flasë me median ruse dhe atë ndërkombëtare në orën 10: 00 të së enjtes, dhe nga listat e publikuara nga Kremlini, në këtë konferencë marrin pjesë 1640 gazetarë. Zëdhënësi i tij Dmitry Peskov deklaroi se presidenti do të ketë kohë të mjaftueshme për të folur me gazetarët dhe se dita do të jetë shumë e lodhshme. Në vitin 2016, konferenca për shtyp zgjati katër orë dhe pa asnjë pushim. Gjatë kësaj kohe u bënë 67 pyetje në një format tashmë të konsoliduar prej 15 vitesh./abcnews.al