KORÇË – Fshati Zvdezdë në Korcë u trondit këtë të shtunë nga një ngjarje e rëndë, ku 77 vjecari Shefki Bylykbashi, vrau të birin, Hamdi Bylykbashi, duke e goditur për vdekje me çekiç.
ABC News ishte sot në banesën e tragjedisë, ku familjarët kanë hapur dyert e mortit, ndërsa fshqinjët shkojnë për ngushëllim.
Ata shprehens e nuk ishin në dijeni të konflikteve që babë e bir kishin mes tyre.
“Të atin e kam patur shumë shok. E mora vesh vetëm në orën 08:00 në mbrëmje. Më thanë që kishin rënë duke punuar në shtëpi, dhe kjo e solli fatkeqësinë. Kishin harmoni prindërit me djalin. Ai nuk ka qenë i kësaj rruge, të alkoolit se kur i thonë nuk njohim fëmijët tanë. Ishte I divorcuar kështu e di unë.” Thotë një prej fqinjëve të familjes.
“Për njerëz të mirë i njohim. Nuk di më shumë. Nuk i kam dëgjuar të zihen ndonjëherë. Po s’i ka ndodhur puna ato e dinë.”- shprehet një tjetër.
Viktima ishte djalë i vetëm i familjes, me 5 motra, i martuar dhe divorcuar disa herë. Nga martesa me ish bashkëshorten ka dy vajza të cilat jetojnë në Francë./abcnews.al
LEXO EDHE: EMRAT/ Babai vrau djalin me çekiç, zbardhet ngjarja e rëndë në Maliq

