Nuk jemi ekonomi prodhuese, INSTAT: Mbizotërojnë tregtia dhe shërbimet

schedule16:42 - 16 Shkurt, 2023

schedule 16:42 - 16 Shkurt, 2023

Sektori i tregtisë mbetet një ndër  aktivitet ekonomike më tërheqëse për  qytetarët shqiptarë. Të dhënat e INSTAT  për trukturën e ndërmarrjeve në vitin 2021 tregojnë se tregtia zë përqindjen më të lartë të numrit të ndërmarrjeve me  38,3 % të totalit ose në shifra rreth 40 mijë biznese.

Akomodimi dhe shërbimi ushqimor renditen në vend të dytë  ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni.Industria përpunuese kryesiht sektori fason dhe ndërtimi duket se kanë një peshë më minimale në numrin e bizneseve që ushtrojnë aktivitet në vend.

Biznesi i vogël vijon të mbajë peshën kryesore në aktivitetin ekonomik. Janë mbi 89 mijë subjekte që rezultojnë si ndërmarrje të vogla dhe kanë të punësuar 1 deri në 4 persona. Në shumë raste këto biznese janë edhe aktivitete familjare. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT edhe biznesi i mesëm me 5-9 punonjës zë një hapësirë të konsiderueshme në aktivitetin ekonomik.

Sipas INSTAT në vitin 2021, kanë qënë 104 mijë ndërmarrje ekonomike aktive duke shënuar një rritje me 1,4 % krahasuar me një vit më parë. Numri i të punësuarve gjithsej është rritur me 15.254 persona ose 3,0 %, krahasuar me një vit më parë./abcnews.al