Kërkesa për shkarkimin e Nikollës, Alibeaj replikon me Felajn: Shkelët rregulloren!

schedule15:35 - 16 Shkurt, 2023

schedule 15:35 - 16 Shkurt, 2023

TIRANË – Kërkesa e 28 deputetëve demokratë, për shkarkimin e kryetares së parlamentit Lindita Nikolla, u shoqërua me debate ne seancë plenare. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga nënkryetarja e kuvendit, të respektojë rregulloren, dhe t’i japë mundësinë të gjithë deputetëve të ushtrojnë të drejtën e tyre

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Procedura me shkelje në mbledhjen e këshillit, ju e përjashtuat relatorin.keni përjashtuar gjysmën e deputetëve të opozitës. Regullorja thotë qartë, duhet të ketë një raport, me përjashtimin që i bëtë relatorit, merrni masa të rregulloni procedurën sipas rregullores. Keni mundësi për ta zbatuar në këtë moment.

Felaj: 114 lejon edhe prezantimin e dy raporteve. Bardhi që ju e caktuat nuk ishte as në mbledhjen e parë, dhe pa ndonjë arsye.

Alibeaj: Një kërkesë sapo e bëra, ke detyrimin të vendosësh parlamentin dhe deputetët të ushtrojnë detyrat e tyre. Rivendosni edhe një herë të drejtat e cdo deputeti për të marrë pjesë në proces.
Felaj: Do prezantoni kërkesën që e keni bërë vetë drejtuar Kuvendit?

Alibeaj: Në seancë votohet raporti, relatori duhet të ketë të drejtën e vet, ju e keni përjashtuar. Sipas rregullores, duhet të ketë një raport, ne e caktuam relatorin tonë, ditën tjetër e përjashtuat, bashkë me të edhe gjysmën e opozitës. Kanë të drejtën e tyre të votojnë. Ju kërkoj, merrni masa t’u jepet e drejta cdo deputeti të marrë pjesë në proces.

Felaj: Paragrafi 8, Këshilli i paraqet Kuvendit, një raport. Kryetari mund të autorizojë leximin nga relatori apo relatorët, kur qartazi ka dy mendime.

Më tej, në koasin që shoqëron seancën për shkak të bllokimit të foltores dhe bilbilit në sallë, relatorja e PS, Etilda Gjonaj, lexoi raportin e socialistëve, ku listoi argumentët kundër kërkesës së demokratëve

“Kërkesa nuk plotëson kushtin substancial për shkelje të kushtetutës, kërkojmë nga kuvendi rrëzimin e kërkesës së 28 deputetëve për shkarkimin e kryetares së Kuvendit” u shpreh Gjonaj./abcnews.al