3 marsi një 8 janar i dytë për PD? Çupi: Vendimi zgjidh vetëm raportet e KQZ me partitë politike. Berisha arkitekt i së keqes

schedule12:40 - 16 Shkurt, 2023

schedule 12:40 - 16 Shkurt, 2023

TIRANË – Për analistin Frrok Çupi, qeveria do ishte tronditur nëse pjesëmarrja në protestë nga populli do të ishte e madhe.

“Qeveria do ishte tronditur nëse pjesëmarrja në protestë do ishte nga populli. Qeveria do ishte tronditur nëse do kishte realisht protesta. Nëse do kishte pika të caktuara për dobësi të qeverisë. Protestat janë këmbana për të dëgjuar. Nëse qeveria ditën e protestës do kishte ndërprerë aktivitetin qeveritar, po kjo ‘ ka ndodhur e s mund të ndodhë.

Vjen një punë tjetër e thuhet se s’kemi opozitë, dhe jam dakord me këtë. Ne mund të kemi opozitë, por pasi të hapin rrugën këta njerëz qe krijojnë strese për njerëzit.” u shpreh Çupi.

Sa i përket kaosit të shkaktuar në seancë nga demokratët, analisti thoët se është e vetmja gjë që mund të bëjnë.

“E bëjmë për të krijuar amulli vështirësi në parlament, e vetmja gjë që mund të bëjnë. Demokracia ka mjete e pajisje që i zgjidh këto.”- vijoi ai.

Ndërkohë për Frrok Çupin, vendimi i 3 marsit, do të zgjidhë vetëm raportet e KQZ me partitë politike.

“Vendimi i datës 3 do të zgjidhë vetëm një gjë, raportet e KQZ me partitë politike. KQZ do jetë e lirë të vendosë sipas ligjit. Punët e tjera nuk zgjidhen me këtë ligj se PD nuk ka hasur në gjënë e parë që e ka dërrmuar PD. Sali Berisha si arkitekt i së keqes e ka rrënuar atë parti, ka një vizion në shpresë për ligjin e ktheu në një parti që është sot.” shtoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!