Trafiku dhe aksidentet e ditëve të fundit në këtë sezon turistik ka bërë që Policia Rrugore të kalojë në gatishmëri në plotë. Patrulla të shumta kanë dalë në terren në Fier dhe në Gjirokastër.
Trafiku dhe radhët e gjata të mjeteve drejt jugut ka ngritur policinë e Fierit në këmbë. Nga kjo e hënë patrulla të shumta të qarkullimit u vendosen në rrugët e këtij qarku.
Hapja e by pass-it të Fierit ka lehtësuar situatën, por fluksi drejt Jonit dhe Adriatikut është i lartë
Edhe në Gjirokastër gatishmëria është në të njëjtin nivel. Por duket se në segmentet e rrezikshme ende nuk ka një zgjidhje për të shmangur aksidentet.
Kthesa e Jergucatit, kthesa në Pikën tursitike të Viroit në Gjirokastër, si dhe pika turistike e Ujit të Ftohtë në Tepelenë mbeten tre zonat më problematike .
Vetëm këtë vit në Kthesën e Viroi u shënuan gjashtë aksidente për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore.
/ABC News Albania 24/7