Historia që fshihet pas kurorës që do të mbajë gruaja mbretërore Camilla

schedule14:27 - 15 Shkurt, 2023

schedule 14:27 - 15 Shkurt, 2023

Përgatitjet për kurorëzimin e Mbretit Charles po përparojnë dhe Buckingham Palace ka konfirmuar se Camilla do të mbajë kurorën e Mbretëreshës Mary më 6 maj në Westminster Abbey.

“Zgjedhja e Madhërisë së Saj për kurorën e Mbretëreshës Mary është hera e parë në historinë e fundit që një kurorë ekzistuese do të përdoret për të kurorëzuar një bashkëshorte dhe jo një shtesë të re, në interes të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit,” tha Buckingham Palace.

Ndryshime dhe shtesa të vogla do të bëhen në kurorë për t’iu përmbajtur “traditës së gjatë që vendosja e bizhuterive është unike për rastin dhe pasqyron stilin individual të Camilla.”

Kurora do të rivendoset me diamantet Cullinan, të cilat ishin pjesë e koleksionit personal të bizhuterive të Mbretëreshës Elizabeth dhe shpesh mbaheshin si karfica.

Katër nga tetë pjesët e ndashme të kurorës do të hiqen gjithashtu për të krijuar një ndjenjë të ndryshme nga ajo e kurorës së Mbretëreshës Mari. Sipas pallatit, “është hera e parë që një diademë e bashkëshortes mbretërore është ripërdorur që nga shekulli i 18-të, kur mbretëresha Karolina, gruaja e Xhorxhit II, veshi diademën e Maria të Modenës”.

Ndërsa Camilla do të vendosë diademën e Mbretëreshës Mary, Mbreti Charles do të kurorëzohet me diademën e Shën Eduardit gjatë ceremonisë. Mbreti do të mbajë edhe kurorën shtetërore perandorake gjatë shërbimit.

Kurorëzimi do të bëhet më 6 maj në Westminster Abbey të Londrës dhe pallati tha se kurorëzimi i tij “do të pasqyrojë rolin e Monarkut dhe do të shikojë drejt së ardhmes, duke qenë i rrënjosur në traditat dhe vlerat e vjetra “./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!