Orgen Malollari është sportisti që i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë. Ai ka rrëmbyer “Brezin e Artë”, kundër sportistit grek Nikos Saradis.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, i riu nga Pogradeci ka treguar se e hodhi në tokë grekun për 1 minutë, ndërsa pret të rrëzojë edhe një kundërshtar serb në muajin mars. Sakaq, Orgeni theksoi se krahas sportit, vazhdon edhe studimet e larta për inxhinieri mekanike.
“Kampionati është mbajtur më 4 shkurt më Greqi, në Selanik. U ndesha me një sportist me eksperiencë, ishte i fortë. E kishim ëndërruar këtë titull se kishim një vit që përgatiteshim me profesorin. Isha edhe në prag provimesh sepse studio për inxhinieri mekanike në Vlorë. Stërvitesha gjatë javës në Vlorë, ndërsa gjatë fundjavës kaloja në Pogradec. Sakrifica shumë. Edhe shkollën nuk e lëm dot sepse nëse merr ndonjë dëmtim nuk ke se çfarë bën.
Me anë të një shoku, stërviteshe ai dhe më thoshte shiko. Edhe shkoja unë dhe pastaj më hyri në qejf. Kam qenë 15 vjeç dhe shkoja me atë dhe shikoja atë. Pastaj e provova, njoha çunat dhe trajnerin. E kam nisur me pasion dhe nuk e mendoja që do bëhesh profesion. Ndeshjet e para kanë amatore, kisha diku një javë stërvitje dhe i thash profesorit që dua të futem në ndeshje. Ai më tha jo se sa kisha ardhur. Jo, i thash, do futem dhe u futa. Fat fillestari dhe fitova. Pastaj kam pasur diku edhe nja 5 ndeshje amatore. Tani në mars iki në Serbi, kam ndeshje me MMA. Greku iku për 1 min e pak, ndërsa serbi do iki për 30 sekonda. Nuk kam frikë fare kur hyjë në ndeshje. Unë kur shkoj në një ndeshje nuk i shikoj asnjëherë kundërshtarët”, tregoi ai./abcnews.al