Gleart Golemi është shkodrani videoanalist që po korr sukses në futboll. Ai është pjesë e Kombëtares Gjermane të futbollit, ku analizon ndeshjet e saj.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Glearti foli rreth kësaj eksperience që tani nga pasion e ka kthyer në profesion. Ai ka theksuar se në fillim familja nuk donte, por nuk mund të hiqte dorë nga ëndrra e tij.
“Perfomancën nuk mund ta bazojmë vetëm te puna e video-analistit apo trajnerit. Performanca në futboll është shumë komplekse. Futbolli është shumë kompleks, përfshin shumë faktorë dhe detyra e video-analistëve dhe stafit është të rrisi propabilitetin e ekipit të fitojë një ndeshje. Ndërsa në fund ndeshja fitohet duke qene efektiv, që do të thotë të shënosh gol. Kjo fatkeqësisht mungoi te Kombëtarja sepse po të shohim nga statistikat Gjermania ka qene Kombetarja me më shumë raste të krijuara në krahasim me ekipet e tjera në fazën e grupeve, po ashtu ekipi me më shumë goditje në port për 16-shen.
Me thënë të drejtën dhe unë me Gjermaninë kam qenë, pasi ka ardhur e trashëguar prej prindërve, prej familjes, që i vogël, prej dajës, babës. Edhe po të shohim festimet në video, që në 2014 kam dal edhe unë duke festuar me një makinë me flamur.
Ndërsa tani prindërit ndihen mirë me suksesin tim, por natyrshëm mund të them që jam në hapat e parë të karrierës.
Që në moshën 13-14 vjeç ka qenë këmbëngulje e prindërve që të mos vazhdoja futbollin, duke pasur parasysh që më thoshin që në futboll nuk je kurrë i sigurtë, s’ki për ta pasur kurrë jetën e sigurtë. Ka për të qenë gjithmonë një pengesë, sepse nuk mund të bësh njëkohësisht edhe shkollën edhe futbollin. Nëse bën diçka, bëje në maksimum, jep më të mirën. Mos e lë deri në gjysmë, derisa erdhi një moshë kritike që dikush mendon për të ardhmen e tij dhe unë nuk mund të largohesha nga futbolli”, u shpreh Glearti./abcnews.al