Rama: Mikpresim sot në Kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë

schedule15:24 - 13 Shkurt, 2023

schedule 15:24 - 13 Shkurt, 2023

Kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder do të vizitojë sot Shqipërinë. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Pothuajse dyzet vjet pas ardhjes misterioze në Shqipëri të legjendës së Unionit Kristian-Social gjerman, kryeministrit bavarez Franz Josef Strauss, i cili i hapi rrugën vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes RPSSH-së dhe RFGJ-së, mikpresim sot në Kryeministri pasardhësin e tij në krye të Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder”, theksoi Rama.

Sipas njoftimit për shtyp të Kryeministrisë, në orën 17:00 do të zhvillohet konferenca për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.