Një asteroid ndriçoi qiellin gjatë natës në Kanalin Anglez pasi hyri në atmosferën e Tokës në orët e para të mëngjesit.
Meteori prej 3 metrash krijoi një “lëmsh të zjarrtë shpërthyes” që mund të shihej në të gjithë Anglinë jugore dhe Uells dhe në një pjesë të Francës veriore deri në Paris.
Shkëmbi, i quajtur 2023 CX1, hyri në atmosferë rreth tre metra larg bregut francez në orën 3 të mëngjesit, duke krijuar një top zjarri ndërsa u shpërbë në copa të vogla që ranë në det.
Kjo është hera e shtatë që një goditje asteroidi e cila ishte parashikuar përfundoi me sukses, më pas për këtë rast foli Agjencia Evropiane e Hapësirës, e cila, tha se ishte “një shenjë e përparimeve të shpejta në aftësitë globale të zbulimit të asteroideve”.
Për shkencëtarët, parashikimi i asteroideve të padëmshëm si ai i sotëm në mëngjes shihet si praktikë e mirë për zbulimin e atyre që mund të përbëjnë rrezik për planetin.
2023 CX1 u zbulua shtatë orë para goditjes nga astronomi hungarez Krisztián Sárneczky, në Observatorin Konkoly në malet Mátra, Hungari.
/abcnews.al