13 shkurt 2008, “Deja Vu” për Ronaldon: Dita kur “Fenomeni” përjetoi sërish dëmtimin e rëndë të gjurit

schedule10:00 - 13 Shkurt, 2023

schedule 10:00 - 13 Shkurt, 2023

Më 13 shkurt 2008, Ronaldo “Fenomeni”, pësoi një dëmtim të rëndë që rezultoi me këputjen totale të tendinit patellar në gjurin e majtë.

Ky dëmtim ndodhi gjatë pjesës së dytë të ndeshjes së Milanit kundër Livornos në San Siro, në tentativë për të goditur me kokë një top të shërbyer nga Oddo. Për Ronaldon ishte një ndalesë serioze, edhe më e dhimbshme sepse në të kaluarën kishte përjetuar një problem të ngjashëm, por në gjurin tjetër, atë të djathtë.

Ronaldo kështu u detyrua të qëndrojë pa lëvizur për disa muaj dhe në fund të sezonit i tha lamtumirë Milanit, i cili nuk ia rinovoi kontratën.

Për ta përë atë sërish në fushë, duhej të pritej deri në mars të vitit 2009, me Corinthias, 13 muaj pas dëmtimit./ h.ll/abcnews.al