Barcelona ka një mesfushë të mbipopulluar dhe Kessie është ai për të cilin nuk ka një vend titullari.
26-vjeçari u afrua në Barcelonë si një transferim i lirë, por ish-lojtari i Milanit nuk ka gjetur hapsira.
Së fundmi, përflitet se Inter ka filluar përsëri të interesohet për të, dhe këtë herë nuk kanë ndërmend të ofrojnë në shkëmbim kartonin e Brozovic, por vetëm një shumë në më pak se 30 milionë euro.
Në lidhje me këtë lajm ka ardhur një reagim zyrtar. Agjencia që përfaqëson të drejtat e mesfushorit afrikan, ka mohuar zërat e transferimit tek Interi.
“Merkato është mbyllur, por ende dëgjojmë lajme të pavërteta”, lexohet në komunikatën zyrtare të agjencisë që kujdeset për të drejtat e Kessie.
Megjithatë, thuhet se zikaltërit do të provojnë një transferim të tijin në merkaton e verës./ h.ll/abcnews.al