Mbrojtësi i Real Madrid, Antonio Rudiger ka folur në mikrofonat e kanalit zyrtar të klubit pas suksesit në Botërorin e Klubeve.
“Jam i lumtur, shumë i lumtur. Është e veçantë të fitosh tituj me këtë klub. Sepse ata fitojnë shumë tituj dhe kanë një histori të madhe. Të jesh pjesë e saj është diçka që nuk e kisha imagjinuar kurrë. Filluam shumë mirë, shënuam dy gola, më pas pësuam një gol dhe më pas u ndjemë sikur nuk e dinim se ku ishim.
Mund të kishim pasur një ndeshje më të lehtë. Vinicius? Ai është një lojtar shumë i veçantë, i fortë. Për mua është lojtari një për një më i mirë në botë”, është shprehur mbrojtësi gjerman i Real Madrid./ h.ll/abcnews.al