Mbërritën në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë 4 elektricisët e arrestuar pas zbulimit të dy shtëpive të barit në Vlorë dhe në fshatin Kropisht.
Mësohet se Niko Dhimaj dhe Florjan Çaushaj banues në fshatin Kropisht si edhe Edmond Begaj dhe Gentjan Metushi i kanë shpëtuar burgut.
Në një seancë gjyqësore që zgjati më tepër se 1 orë Gjykata e Vlorësmas vendosi për ta masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën argumentin e mospërfshirjes direkte në këtë ngjarje kriminale.
Katër të rinjtë do të mbahen nën vëzhgim derisa hetimet të përfundojnë. Ndërkohë nga shtëpitë e barit të sekuestruar lihet në ‘arrest me burg’ Dritan Kociraj i cilësuar si nje nga pronaret e banesës në këtë fshat. Ndërsa në Kropisht mbetet në kerkim Përparim Kociraj.
Arrest me burg edhe për Ledjon Zahajn, autor i plagosjes në Vlorë fshehur tek shtëpia e barit, teksa i shpallur në kërkim për ketë cështje edhe Lorenc Xhaferi pronari i banesës, shtëpisë së barit në Vlorë./abcnews.al