N’Golo Kante thuhet se ka refuzuar rinovimin me klubin e Chelsea dhe në përfundim të sezonit ai do të largohet me parametra zero.
Juventus është një nga të interesuarit kryesorë të mesfushorit francez, i cili nuk ka luajtur për një periudhë të gjatë për shkak të një dëmtimi që ka pësuar.
Megjithatë, sipas “Standard”, Kante është duke pritur interesimin e Barcelonës, pasi ai dëshiron të transferohet atje. Si fillim, Barcelona duhet të shikojë mundësinë e largimit të Kessie nga klubi katalanas, e më pas të tentojë një operacion efektiv për Kante./ h.ll/abcnews.al