Milani arriti një fitore të vuajtur mbrëmjen e djeshme kundra Torinos, ku në “San Siro”, vendasit arritën të triumfonin me rezultatin minimal 1 me 0, falë golit të “bomberit” francez, Olivier Giroud.
Për mediat pas ndeshjes, asistuesi i golit vendimtar, Theo Hernandez u shpreh tejet i lumtur për 3 pikë të rëndësishme.
“Ne morëm tre pikë shumë të rëndësishme. Po, nuk luajtëm mirë në ndeshjet e fundit, por mendoj se do të përmirësohemi tani.
Kur ndodh një seri humbjesh, mendoj se gjithçka ka të bëjë me mentalitetin. Ne jemi të fortë, të bashkuar, tifozët na mbështesin. Ne kemi gjithçka për të ecur përpara. Edhe Giroud kishte nevojë për këtë gol dhe ai është shumë i lumtur.
Po, Ibra gjithmonë dëshiron më shumë, për ne ai është si një trajner që luan. Dhe këtë fitore e kemi arritur edhe falë tij”,- u shpreh i gëzuar, anësori i mbrojtjes së “djajve”. /i.m /abcnews.al