Caktimi i datës për vulën e PD, Sefa: Hap i rëndësishëm për legjitimitetin e drejtimit të partisë

schedule16:51 - 10 Shkurt, 2023

schedule 16:51 - 10 Shkurt, 2023

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të shqyrtuar çështjen e vulës së PD-së me 3 Mars. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e legjitimitetit të drejtimit të PD-së.

Reagimi i Indrit Sefës:

Më në fund!!!!!
Pasi kemi depozituar për të disatën herë kërkesën për përshpejtimin e gjykimit të ankimit të PD-së, më në fund Gjykata e Apelit e Juriksionit të Përgjithshëm ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimit në datën 03.03.2023 në oren 11.00. Ky është një hap shumë i rëndesishëm për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e legjitimitetit të drejtimit të PD-së. PD është parti e shqiptarëve të ndershëm, që respekton shtetin ligjor, partneritetin strategjik me SHBA&BE dhe që do ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!