Policia e Vlorës ka sekuestruar tanimë vilën e 42-vjeçarit Lorenc Xhaferri, në të cilën u gjetën të përshtatura dy kate për kultivim të kanabisit.
Burime nga “blutë” bëjnë me dije se kanë nisur procedurat për sekuestrimin edhe të një hoteli me vlerë 4-5 milion euro në pronësi të tij në zonën e Lungomares, hotek “Fiorenco”.
Dyshohet se ky aktivitet është ngritur si rezultat i aktivitetev kriminale të Xhaferrit, bën me dije nga gazetari i ABC News, Elton Nika.
Dyshimet e policisë janë se Xhaferri ka kryer aktivitet kriminal në fushën e prostitucionit jashtë territorit të vendit, ndërsa në Shqipëri nuk ka pasur asnjë procedim.r.t/abcnews.al