Mike Pence merr thirrjen nga prokurori: Paraqitje të detyrueshme në hetimin kundër Trump

schedule08:28 - 10 Shkurt, 2023

schedule 08:28 - 10 Shkurt, 2023

Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për paraqitje të detyrueshme nga prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili po drejton hetimet mbi përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.Një person që ka njohuri për këtë çështje, e konfirmoi lajmin për agjencinë e lajmeve Associated Press, në kushte anonimiteti të enjten.

Prokurori i Posaçëm Jack Smith ia ka dërguar ditëve të fundit thirrjen ish-nënpresidentit Pence për të dëshmuar në hetimin mbi përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Skenari i jashtëzakonshëm një ish-nënpresidenti që mund të dëshmojë kundër ish-shefit të tij në një hetim penal vjen ndërsa Mike Pence po konsideron fillimin e një fushate presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024 kundër ish-presidentit Trump. Marrëdhëniet mes tyre u ftohën pasi një turmë e mbështetësve të zotit Trump sulmoi Kapitolin më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për të ndërprerë certifikimin e fitores në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të demokratit Joe Biden.

/VOA