Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Infantino kërkon ndihmën e Trump/ Por, Presidenti amerikan “nuk i hap telefonin” drejtuesit të FIFA

schedule12:37 - 4 Gusht, 2026

schedule 12:37 - 4 Gusht, 2026

I izoluar dhe me radhët e “armiqve” që i shohen çdo ditë, Gianni Infantino kërkon ndihmën e një aleti të fortë jashtë familjes së futbollit. Ai shpreson te mbështetja e Donald Trump për të ruajtur pozicionin në krye të FIFA, mes presionit në rritje për dorëheqjen e tij. Infantino shqetësohet për të ardhmen pas një vale kritikash lidhur me propozimin e tij, tashmë të braktisur, për krijimin e një entiteti të ri, “FIFA Forëard Enterprise”, i cili do t’u hapte dyert investitorëve privatë të interesuar për të blerë aksione në eventet kryesore, përfshirë Kupën e Botës.

Kjo bëhet e ditur nga raportimet e “Neë York Post”, që citon dy burime të informuara sipas të cilave Infantino po kërkon me ngulm një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio.

Megjithatë, burime brenda FIFA mohuan për “Fox Neës” se është zhvilluar apo do të zhvillohet ndonjë bisedë e tillë me Rubio apo “me ndonjë anëtar tjetër të administratës Trump.



Një burim tjetër shpjegon se kreu i FIFA-s ndihet “i izoluar” dhe “po kërkon aleatë me peshë që ta mbështetin publikisht”. Që nga e marta e kaluar kontaktet mes Infantinos dhe Trumpit thuhet se janë ndalur, pasi presidenti amerikan nuk u përgjigjet më thirrjeve, të cilat kishin qenë shumë të shpeshta para dhe gjatë “Botërorit 2026”.

Gjatë javës së fundit, Gianni Infantino ka kërkuar mbështetje përballë një rebelimi të brendshëm kundër tij. Disa federata, përfshirë ato të Finlandës dhe Uellsit, kanë njoftuar se nuk do ta mbështesin rizgjedhjen e presidentit të FIFA-s në marsin e ardhshëm. Edhe Anglia të ndjekë të njëjtën rrugë. Për më tepër, UEFA dhe Konfederata të tjera si ajo e merikës Veriore dhe ajo Aziatike u shprehën publikisht kundër planit, duke kërkuar përkatësisht dorëheqjen e Infantinos dhe një “rishikim të plotë” të presidencës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!