Barcelona është duke kaluar një moment fantastik, ku nuk njeh humbje që pas disfatës 0 me 3, përballë Bayern Munich në Uefa Champions League, tetorin e shkuar dhe me këto performanca Xavi duket se ka bërë për vete bordin drejtues të “blaugranave”, por dhe skuadrën e tij, ku harmonia që ka vendosur tekniku 43-vjeçar, duket dhe në fushën e lojës.
Për këtë arsye, Presidenti i “katalanasve”, Joan Laporta ka deklaruar ditën e sotme gatishmërinë e klubit, për të kryer të gjitha transferimet e nevojshme, që kërkon ish-lideri i mesfushës së Barçës.
“Ne jemi të gatshëm të plotësojmë nevojat e Xavi. Nuk do të jetë e nevojshme të shiten lojtarë për të regjistruar të ardhurit. Kemi zgjidhje të tjera”,- ështe shprehur Presidenti Laporta, ku tregon haptazi mbështetjen e tij, kundrejt teknikut Xavi. /i.m /abcnews.al