Vrasja në Durrës, djali i çiftit kishte vrapuar për t’u kërkuar ndihmë dajave

schedule16:30 - 19 Korrik, 2019

schedule 16:30 - 19 Korrik, 2019

Një 36 -vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj pas një konflikti në prani të fëmijës 10-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në periferi të Durrësit dhe mendohet se sherri ka nisur për motive xhelozie.

Një 36- vjeçare nënë e një fëmije të mitur u vra nga bashkëshorti i saj, i cili edhe më herët e kishte dhunuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në periferi të Durrësit, në zonën e Spitallës dhe në banesën njëkatëshe të bashkëshortëve.

Hasbije Kuka nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra në trup, duke ndërruar jetë pak minuta pasi mbërriti në spital.

Ndërsa bashkëshorti i saj Ardian Kuka 37-vjeç u largua nga banesa menjëherë pas krimit. Mësohet se bashkëshorti i të ndjerës, kishte shkuar në banesë për drekë, ku ka nisur të debatojë me bashkëshorten për motive xhelozie.

Në momentin e debatit ka qenë edhe djali i tyre i mitur, i cili ka vrapuar të njoftojë të afërmit mbi sherrin e prindërve.

8-vjecari mendohet të ketë kërkuar ndihmën e dajave, por kur kanë mbërritur ka qenë tepër vonë.

Familjarët e tyre e kanë gjetur gruan të shtrirë përtokë e të gjakosur, ndërsa autori i dyshuar ishte larguar.

Të afërm flasin për konflikte të vazhdueshme mes bashkëshortëve, ku së fundmi 36 -vjeçarja kishte kërkuar urdhër mbrojtje.

Sipas mjekëve në spitalin e Durrësit viktima kishte marrë gjashtë goditje me thikë në pjesën e përparme të kraharorit, çka i ka shkaktuar edhe vdekjen./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!