Konflikti mes trajnerit të Bayern, Julian Nagelsmann dhe portierit Manuel Neuer ka nisur prej kohësh, por portieri vendoste që t’i jepte Nagelsmann “goditjen” e fundit, pas atyre deklaratave që bëri kundra klubit, pas shkarkimit të trajnerit të portierëve, Toni Tapalovic.
Sipas asaj çka raportojnë mediat locale, CEO i “bavarezëve”, Oliver Kahn dhe drejtori sportive, Hasan Salihamidzic janë në mbështetje të plotë të teknikut gjerman, ndërsa Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness është në anën e Neuer, duke prishur kështu balancën brenda “të kuqve”.
Brenda klubit, Hoeness njihet si “kritik” i futbollit që po prodhon Nagelsmann. Ish-presidenti ka gjithashtu një marrëdhënie fantastike me portierin Manuel Neuer, që nga kalimi i 36-vjeçarit te Bayern nga Schalke 04, në vitin 2011. /i.m /abcnews.al