Një tjetër anëtar i familjes mbretërore britanike do të transferohet në SHBA?

schedule13:03 - 8 Shkurt, 2023

schedule 13:03 - 8 Shkurt, 2023

Një nga të afërmit e Princit Harry mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Daily Mail, Princesha Eugenie dhe burri i saj Jack Bruskbank ka të ngjarë të ndjekin Dukën dhe Dukeshën e Sussex në Kaliforni pas lindjes së fëmijës së tyre të dytë. Të njëjtat burime thonë se Princi Harry dhe Meghan i dërguan çiftit një raport të detajuar të shtëpive të disponueshme pranë tyre në Montecito. Por Princesha Eugenie dhe Jack shfaqen të interesuar për të kërkuar një vendbanim në West Hollywood, fillimisht me qira.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Princess Eugenie (@princesseugenie)

Eugenia e cila së fundmi njoftoi se është në pritje të fëmijës së dytë, ka jetuar më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo kishte jetuar për dy vjet në Nju Jork duke punuar për Paddle8. Ajo është princesha që kishte vizituar Meghan dhe Harry në Amerikë. Në fakt, pamjet nga vizita e saj u shfaqën në dokumentarin e Netflix “Harry & Meghan”.

Në intervistën që i dhanë në 2021 Oprah Winfrey-t, Meghan iu referua Princeshës Eugenia me fjalët më të mira. “E kam njohur para se të njihja Harry-n”, kishte thënë ndër të tjera./abcnews.al