Rusia është e gatshme të diskutojë më Perëndimin, ka deklaruar diplomati i Ministrisë së Jashtme, Sergej Belyaev.
“Rusia është e gatshme të bisedojë me këdo, me britanikët, e finlandezët, suedezët, këdo. Nëse ekziston dëshira për t’u ulur dhe për të folur për situatën, mënyrat për të minimizuar rreziqet”, tha Belyaev në një intervistë për mediat ruse.
“Nuk ka kuptim për negociata nëse ne thjesht ulemi në tryezë dhe themi të njëjtat gjëra që kemi thënë më parë”, ka shtuar më tej Belyaev.
Belyaev ka kritikuar vendet e perëndimit për paaftësi për të negociuar, lidhur me shpërthimet që dëmtuan tubacionet e Nord Stream gjatë shtatorit të kaluar. Në lidhje me këtë çështje, Moska ka kërkuar hetim, por Perëndimi ka shfaqur një ngurrim.
“Për të gjitha propozimet tona,për hetimin e mundshëm ose nuk kishte përgjigje, ose ishte një ‘jo’ kategorike.
Lind pyetja: nëse ata nuk duan të kryejnë një hetim së bashku me ne, atëherë pse?”, tha ai.
Marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Moskës anë qenë përherë të tensionuara, por pas pushtimit të saj ndaj Ukrainës, këto konflikte janë përshkallëzuar.
/abcnews.al