Ka shkuar në 34 numri i kryebashkiakëve të konfirmuar në rang vendi, nga gjykatat e rretheve. Ditën e sotme u konfirmuan kryetarët e bashkive Sarandë, Delvinë, Dropull, Gramsh dhe Kuçovë, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Gjykatat e rretheve kanë vijuar edhe këtë të enjte me konfirmimet e kryebashkiakëve socialistë të dalë nga votimet e 30 Qershorit.
Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, vendosi të pranojë mandatet e kryetarëve të 3 bashkive të këtij qarku. Bëhet fjalë për kandidaten Majlinda Qilimi për bashkinë Delvinë, Adrian Gurma për bashkinë Sarandë dhe Dhimitraq Toli për bashkinë Dropull. Gjithashtu,m Gjykata e Shkallës së Parë Beratka konfirmuar Kreshnik Hajdarin në krye të Bashkisë së Kuçovës, ndërsa Bashkia e Elbasanit ka vendosur të konfirmojë në detyrën e kryebahskiakut të Gramshit, kandidatin socialist Klodian Tace. Me këto konfirmime, numri total i kandidatëve të cilëve u zyrtarizohet posti i kryebashkiakut, shkon në 34.
Të mërkurën, gjykata e Durrësit refuzoi t’i konfirm9onte mandatin kandidates socialiste që doli fituese nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Valbona Sako. Ky vendim u mor me argumentin se Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afateve, çka sipas gjyqtares i bën zgjedhjet të paligjshme. Refuzim mandati i është bërë edhe kandidatit fitues nga Partia socialiste në Vorë, Agim Kajmaku, duke vlerësuar se kjo çështje është kompetencë e Gjykatës Administrative.
Aktualisht veç Sakos dhe Kajmakut që janë në betejë të koklavitur ligjore, 30 fitues të tjerë socialistë janë në proces përgatitor tek gjykatat. Një pjesë kanë aplikuar për t’iu njohur fitorja, siç është dhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj, ndërsa një pjesë, pret që të përfundojnë çështjet ankimore pranë Kolegjit zgjedhor.
Ndërkohë, të hënën Kolegji Zgjedhor nis shqyrtimin e kërkesës për shpërndarjen e mandateve për kryebashkiakët e rinj./ABC News Albania 24/7