Merkato e verës ishte një periudhë tepër e zënë me takime e prezantime për klubin e Barcelonës, të cilët afruan lojtarë me eksperiencë dhe kualitative në “Camp Nou” dhe deri më tani gjërat duket se kanë shkuar mirë.
Fitorja e Superkupës së Spanjës, arritja në gjysmë-finalen e Kupës së Mbretit dhe shkëputja me 8 pikë në vendin e parë të La Liga-s, duket se e kanë “eklipsuar” eleminimin e hershëm në Champions League, ku nuk arritën dot të kalonin as fazën e grupeve.
Ecurinë e “blaugranave” e ka komentuar dhe Presidenti Joan Laporta, i cili ka vlerësuar jo pak punën e teknikut Xavi në krye e kampit “katalanas”.
“Po bëjmë mirë dhe në fillim të sezonit do të kishim nënshkruar për të qenë të parët me 53 pikë në mesin e turneut, 8 pikë larg vendit të dytë. Por fakti është se kemi ende shumë punë për të bërë, duhet të tregojmë më shumë përkushtim dhe vendosmëri.
Xavi po bën një punë të shkëlqyeshme, ai mori përsipër skuadrën në momentin më të vështirë dhe mrekullisht arriti të grumbullojë lojtarët. Gjëja kryesore është qëllimi dhe shpirti i ekipit”,- është shprehur tejet i kënaqur “numri 1” i Barcelonës. /i.m /abcnews.al