Shqipëria “ngrin” nga i ftohti, autoritetet thirrje për kujdes

schedule12:16 - 6 Shkurt, 2023

schedule 12:16 - 6 Shkurt, 2023

SHQIPËRI- Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta, ndërkohë autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në përballimin e situatës.

Edhe kryeministri Rama kërkon nga qytetarët të tregojnë vigjilencë, pasi temperaturat në Korçë dhe Tropojë kanë zbritur në -12 gradë Celsius.

Aktualisht të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, ndërkohë drejtuesve të automjeteve u rekomandohen të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë, aty ku është e nevojshme.

“Vendi është përfshirë nga temperatura shumë të ulëta. Kujdes! Përdorni goma dimri në zonat ku ka borë dhe ngrica, respektoni sigurinë rrugore dhe ulni shpejtësinë”, shkruan Rama/abcnews.al