Turqia është zgjuar e tronditur mëngjesin e sotëm, pasi një tërmet shkatërrues 7.8 Rihter ka prekur zonën juglindore të vendit si edhe Sirinë veriore.
Pasojat janë katastrofale. Deri më tani raportohet për më shumë se 600 viktima dhe mijëra të plagosur, por numri pritet të rritet ndjeshëm në orët në vijim.
Horrible footage of widespread earthquake damage in the Turkish city of Kahramanmaraş.#Turkey #Turkiye #Syria #earthquake #deprem #Türkiyem #ACİL pic.twitter.com/epUsa2RxoG
— World Times (@WorldTimesWT) February 6, 2023
Dëmet kolosale janë shkaktuar edhe në banesa. World Times ka publikuar pamje nga qyteti turk i Kahramanaras, ku situata duket e tmerrshme.
Thuajse i gjithë i qyteti është i sheshuar dhe nën rrënoja. Situata duket e njëjtë me atë në Ukrainë, ku raketat e Putinit kanë asgjësuar shumë qytete ukrainase, por në Turqi kjo situatë është krijuar nga natyra dhe jo nga dora e njeriut r.t/abcnews.al