I pyetur për vendimin e Presidenti Ilir Meta për zgjedhjet parlamentare, vendore dhe presidenciale, ministri për sipërmarrjen Eduard Shlasi deklaroi se kreu i shtetit ka qëndrime të hallakatura, ndërsa e sheh të pozicionuar dukshëm në opozitë.
“Nuk mund ta heq nga kujtesa atë konferencë aspak dinjtoze për institucionin e Presidentit, që Meta bëri disa ditë më parë. Shumë i keqardhur në nivelin ku ka rënë Presidenti, është dukshëm i pozicionuar si opozitar, të gjitha veprimet e tij të pamenduara dhe paartikuluara që kulmuan në atë ç’dektretim që do të mbahet mend në historinë e Shqipërisë si shkelje flagrante e pozicionti të Presidentit. Kushtetuta shpreh qartë kompetencën e Presidentit. Kemi seri qëndrimesh të hallakatura të Presidentit. Kemi asocimin e Presidenti me një lider Salvador Allenden, është shprehur i gatshëm për dorëheqje. Ideja është që kur t’i sjell një figurë dhe e vendos në një kontekst duhet t’i japësh disa shpjegime përse luftonte Allende, pastaj aludime me ca figura, Mic Sokoli. Nuk di ndonjë rast që Rama të ketë kapërcyer caqe të tilla”.
Ajo që Shalsi i sugjeron kreut të shtetit është që të lërë pozicionin e Presidenti dhe t’i bashkohet opozitës, pasi Shqipëria ka nevojë për President dinjitoz dhe asnjanës, dhe jo që t’i shërbejë opozitës.
“Kemi pozicionet të hallakatura prandaj do bënte mirë Presidenti ta linte atë pozicion dhe t’i bashkohej opozitës.
Shqipëria ka nevojë për President dinjitoz, asnjanës, dhe nuk ka nevojë për President që t’i shërbejë opzoitës siç po bën Meta.
Posti i Presidentit një figurë përbashkuese nuk bëri gjë tjetër veçse tentoi t’i hidhte benzinë zjarrit krijoi ç’akordim në popull, krijoi iluzionin se kjo krizë do të çonte deri në konflikt civil të armatosur, deklaroi që Rama ka rënë”.
I pyetur se përse nuk pranon Rama që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme sikurse ndodhi në Greqi, Shalsi shprehet se nuk mund të vish kurrë në pushtet me mjete ilegjitime.
“Demokracia ka disa rregulla dhe një nga leksionet e mëdha që 30 qershori ka dhënë është që me mjete jolegjitime nuk mund të vish kurrë në pushtet.
A ka mjet më ilegjitim se të braktisësh parlamentin, fushëbetejën dhe zgjedhjet, ndërkohë që opozita pse nuk mori pjesë në zgjedhe? A ka mënyrë më të mirë për të demonstruar veten?.
Për herë të parë një mazhorancë ndërmorri një megareformë që mos t’i lëmë hapësirë thashethemeve dhe ne duam një sistem që të vendosë para ligjit cilindo që është përgjegjës, nuk luftohet asnjë thashethem me propagandë politike, por me institucione. Leksioni i 30 qershorit nëse opozita e ka kuptuar është që nuk mund të dalësh jashtë sistemit dhe të luftosh me mjete jodemokratike. Opozitë kuturu, e hallakatur, e paaftë për të prezantuar një projekt serioz”. /abcnews.al